Ballina Aktualitet “Hetimet në disa pista”, Karamuço zbulon prapaskenat: Ja nga erdhën bombat artizanale...

“Hetimet në disa pista”, Karamuço zbulon prapaskenat: Ja nga erdhën bombat artizanale në protestë

6
0

Në protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike nuk munguan aktet e dhunshme dhe përplasjet me efektivët e Policisë së Shtetit. Gjatë tubimit u raportua për përdorimin e mjeteve shpërthyese artizanale, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës dhe burimin e tyre.

I ftuar në një emision televiziv, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se Policia po heton për të zbuluar se kush i ka sjellë bombat artizanale dhe nga kanë ardhur ato.

Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të identifikuar personat e përfshirë në incidentet e dhunshme.

“Po hetohet nga ana e Policisë se kush i ka sjellë bombat artizanale. Është një fabrikë në Kosovë që i prodhon, me disa filiale. Ka pasur edhe në Shqipëri, por nuk ekziston më. Përdoren për fishekzjarrë, por janë gjashtë herë më të fuqishme në masë sesa ato që përdorin fëmijët për festa, të ashtuquajturat ‘shashka’. Policia po komunikon me autoritetet në Kosovë për të kuptuar se si vijnë dhe si shpërndahen. Aty ka gjurmë gishtash. Edhe manipulimi dhe përgatitja e tyre përbën vepër penale, jo më përdorimi,” u shpreh Karamuço.