Ballina Kronika I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanapapaj

I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanapapaj

8
0

Ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanapapaj, 32-vjeç. Ai akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur më 22 janar 2022 në Aartselaar.

Po ashtu, Muça rezulton i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit Sergej Hasanapapaj 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.