Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës si një zhvillim inkurajues pas më shumë se një viti bllokim politik.
Në një postim në platformën “X”, Kallas uroi kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës, si dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, ka shkruar Kallas, duke paralajmëruar një takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Alleksandar Vuçiç.
Gjithashtu shton: “Tani ajo që ka rëndësi është që të ecë me shpejtësi me reformat. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Kallas.







