Ballina Kronika Përfshihet nga flakët stalla në Selenicë, digjen 22 lopë dhe viça

Përfshihet nga flakët stalla në Selenicë, digjen 22 lopë dhe viça

34
0

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga zjarri në fshatin Armenë, në Bashkinë Selenicë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mësohet se objekti ishte në pronësi të shtetasit Bardhosh Haxhiraj. Si pasojë e zjarrit janë djegur 22 krerë gjedhë, mes tyre lopë dhe viça, çka përbën një goditje të rëndë për ekonominë e fermerit.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se stalla është përfshirë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike. Autoritetet vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.