Ballina Aktualitet Plas sherri në ”Opinion”, Berat Buzhala sulmon me grushta Albatros Rexhaj, i...

Plas sherri në ”Opinion”, Berat Buzhala sulmon me grushta Albatros Rexhaj, i ndan Fevziu

16
0

Debati për gjyqin e çlirimtarëve në Hagë ka ndezur debatet në studion e emisionit “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjte. Protagonistë kanë qenë gazetari Berat Buzhala dhe publicisti Albatros Rexhaj, të dy të ftuar nga Kosova për të folur në detaje për gjyqin e turpshëm në Hagë.

Mirëpo, në një moment debati mes të dyve është ndezur dhe Berat Buzhala është ngritur nga vendi i tij, shkoi në ulësen ku ndodhej Albatrosi dhe i vuri duart në fyt publicistit.

“Uuu, jo jo qetësohuni” u dëgjua të thoshte moderatori i emisionit “Opinion”, i cili me ndihmën e një prej kameramanëve e largoi Berat Buzhalën në vendin e tij dhe mundi të qetësojë gjakrat në studio.