Jesy Nelson ka folur hapur për arsyet që çuan në largimin e saj nga grupi Little Mix, duke zbuluar detaje të reja në dokumentarin e saj të ri në Prime Video, Jesy Nelson: Life After Little Mix.
Këngëtarja pretendon se në fakt një tjetër anëtare e grupit kishte vendosur të largohej përpara saj, por ajo përfundoi duke u larguar e para në dhjetor 2020.
“Kushdo që largohet i pari është gjithmonë ai që merr më shumë goditje,” shprehet Nelson në dokumentar. “Nuk kam mundur kurrë ta them – në fakt nuk ishte vendimi im të largohesha e para. Nuk doja që kjo të ndodhte.”
Grupi, i përbërë gjithashtu nga Perrie Edwards, Leigh-Anne Pinnock dhe Jade Thirlwall, sipas saj po përjetonte kulmin e suksesit mes viteve 2017–2019, me publikimin e albumit LM5 dhe turne të shumta në Evropë.
Megjithatë, pas një mbledhjeje të papritur, Nelson kujton se njëra prej vajzave kishte vendosur të largohej nga grupi — edhe pse ajo nuk zbulon emrin. “E ndjeva sikur bota m’u shemb,” rrëfen ajo.
Pandemia e COVID-19 komplikoi më tej situatën, duke shtyrë turneun final të planifikuar. Gjatë kësaj periudhe, Nelson tha se filloi të përjetonte rënie të fortë të shëndetit mendor, ankth dhe sulme paniku.
Xhirimet e videoklipit “Holiday” në korrik 2020, sipas saj, ishin pika e kthesës. Ajo pranoi se kërkonte mënyra të shpejta për të humbur peshë dhe ndihej gjithnjë e më e pasigurt. Situata u përkeqësua gjatë xhirimeve të programit Little Mix The Search, kur ajo ndjeu se nuk mund ta përballonte më presionin.
Jes“Isha shumë e trishtuar. E dija që mendërisht nuk mund ta vazhdoja,” tha ajo, duke shtuar se përfundoi edhe në spital në një moment shumë të vështirë.
Nelson tregoi se fillimisht kërkoi këshillë ligjore përpara se të diskutonte me vajzat, por avokati i saj njoftoi grupin për vendimin para se ajo të kishte mundësi ta shpjegonte vetë.
“Mendoj se ato u ndjenë të lënduara, dhe nuk duhet të kishte ndodhur kështu. U ndjeva e privuar nga mundësia për të shpjeguar pse nuk mund ta vazhdoja më,” përfundoi ajo.







