Ballina Lifestyle Kylie Minogue shkëlqen në eventin e Chanel në Sydney

Kylie Minogue shkëlqen në eventin e Chanel në Sydney

42
0

Ylli australian i muzikës pop, Kylie Minogue, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në eventin e koleksionit Cruise 2026/27 të shtëpisë së modës Chanel, i mbajtur të mërkurën mbrëma në Sydney të Australisë.

Këngëtarja 58-vjeçare, e njohur për hitin “Padam Padam”, u shfaq e veshur nga koka te këmbët me krijime të Chanel, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të veçantë dhe elegancën në paraqitjet publike.

Kylie kishte zgjedhur një fund midi në ngjyrë të çelët, i cili vinte në pah këmbët e saj, të kombinuar me një triko në të njëjtën nuancë kremi. Veshjes i kishte shtuar kopsa të arta, që i jepnin një tjetër detaj elegant kombinimit.

Pamjen e kishte kompletuar me një çantë klasike të zezë nga Chanel dhe këpucë me taka të ulëta, në stilin slingback, me kombinim të dy ngjyrave.