Ballina Kronika Dinamika e plotë/ E reja u plagos me armë në dhomë, i...

Dinamika e plotë/ E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

41
0

Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, nipi i Vladimir Gjutës, pas ngjarjes së ndodhur në hotelin e familjes së tyre ku në 18-vjeçare u plagos me armë zjarri.

18-vjeçarja ishte e dashura e Erisjaldo Gjutës dhe dyshohet të jetë vetëplagosur me armën e 22 vjeçarit teksa ndodhej e vetme në dhomë.

Pistoleta nuk është gjetur ende, ndërsa 22 vjeçari në deklarime mohon të ketë djeni për të. Erisjaldo Gjuta akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”

Ai ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës. Sipas tij janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura, dhe e kanë gjetur të plagosur. Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital.

Një ditë më parë polici arrestoi nënën dhe xhaxhain e 22 vjeçarit, Mirvete dhe Vladimir Gjuta. Ndërsa në kërkim është shpallur babai dhe kushëriri i tij, Saimir dhe Elvir Gjuta.

Ata akuzohen se nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë prishur provat në vendngjarje dhe se janë porositur të deklaronin se “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.

Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në deklaratën e saj ka pohuar se ka tentuar të vrasë veten pasi “ka bërë gabime ne jetë”.