Ballina Europë BE-ja nuk është gati t’i japë Ukrainës një datë për anëtarësim

BE-ja nuk është gati t’i japë Ukrainës një datë për anëtarësim

29
0

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së ka thënë se nuk beson se vendet brenda bllokut janë gati t’i japin Ukrainës një datë të caktuar për anëtarësimin e saj.

Duke folur në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kaja Kallas tha: “Ndjesia ime është se shtetet anëtare nuk janë gati të japin një datë konkrete”.

“Ka shumë punë për t’u bërë dhe pastaj (prioriteti) dhe nevoja urgjente është të veprohet dhe të tregohet se Ukraina është pjesë e Evropës”, shtoi ajo.

Një raport nga Politico javën e kaluar sugjeroi se BE-ja po punon për një plan për t’i dhënë Ukrainës anëtarësim të pjesshëm në bllok që vitin e ardhshëm.

Do të ishte një veprim i paprecedentë, duke pasur parasysh hapat e kërkuar për të fituar anëtarësimin.

Hungaria, e cila ka qenë në bllok që nga viti 2004, është një anëtar kyç që hedh poshtë pretendimin e Ukrainës, me kryeministrin e saj Viktor Orban që postoi vetëm dje se fjalimi i Volodymyr Zelensky “është pikërisht arsyeja” pse” Kievi nuk mund të bashkohet me BE-në.