Ballina Kronika U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person...

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

45
0

Një 40-vjeçar nga Fieri është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, pas kallëzimit të një 31-vjeçari, i cili pretendoi se është përndjekur me automjet nga personi në fjalë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 31-vjeçari ka pretenduar se 40-vjeçari i është prezantuar si efektiv policie dhe gjatë ndjekjes ka përdorur fenelina të njëjta me ato të Policisë.

Ndërkohë teksa Policia vijon punën për kapjen e tij, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka bërë kallëzim shtetasi K. P., 31 vjeç, se ky shtetas e ka përndjekur me automjet, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, si dhe është prezantuar si punonjës policie. Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë rezulton se automjeti i përdorur është në pronësi të shtetasit H. K. Vijon puna për kapjen e tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.