Ballina Kosovë Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që nga koha e NATO-s

Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që nga koha e NATO-s

31
0

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me Jens Stoltenberg, ministër i Financave të Norvegjisë dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, gjatë Konferencës për Siguri në Munich.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka thënë se Stoltenberg ka qenë gjithmonë mbështetës i aspiratave Euroatlantike të Kosovës.

“Sot takova Jens Stoltenberg në Konferencën për Siguri në Munich, Ministër i Financave i Norvegjisë. Bashkëpunimi ynë ka nisur kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Jemi takuar disa herë dhe Stoltenberg ka qenë gjithmonë mbështetës i aspiratave Euroatlantike të Kosovës, përfshirë synimin e vendit për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Hoxhaj.