Ballina Sport Tifozët kërkojnë që Bastoni të lihet jashtë Kombëtares së Italisë

Tifozët kërkojnë që Bastoni të lihet jashtë Kombëtares së Italisë

87
0

Mbrojtësi i Inter, Alessandro Bastoni, është vënë në shënjestër kritikash të ashpra pas simulimit në derbin ndaj Juventus, që çoi në përjashtimin e Pierre Kalulu.

Si incidenti nuk ishte për karton të kuq direkt, VAR nuk mund të ndërhynte, ndërsa vendimi ndezi reagime të forta në Itali.

Legjenda Alessandro Del Piero dhe përgjegjësi i gjyqtarëve Gianluca Rocchi e kritikuan hapur Bastonin, ndërsa disa gazetarë e tifozë kanë kërkuar që ai të mos ftohet nga trajneri Gennaro Gattuso në Kombëtaren e Italisë.

Debati vazhdon, ndërsa mbetet për t’u parë nëse polemika do të ketë pasoja konkrete për mbrojtësin zikaltër.