Ballina Opinion Maska e ligjit dhe maska e protestuesit

Maska e ligjit dhe maska e protestuesit

76
0

Nga Luçiano Boçi 

Në Shqipëri është më e lehtë të jesh qeveritar me kapuç hajduti në kokë e me maskë ligji, por shumë më e vështirë të jesh qytetar i ndershëm që proteston e censuron pamjen me maskë reale që të shmangësh hakmarrjen brutale të Hajdutit Kryeministër.

Sharjet që dalin nga goja e palarë ndonjëherë e njeriut që drejton gishtin ndaj dhe atij të riu që i buzëqesh ironikisht apo që “e shan” siç është, tregojnë që megjithë maskën e ligjit me të cilin kërkon të mbrohet, Hajduti është në panik.

Të rinjtë që gjuajnë molotovë zemërimi ndaj Hajdutit me maskë janë njerëz të vërtetë dhe guximtarë.

Akti i tyre është revoltë e pastër dhe e sinqertë!

Është më krenare të mbash maskë mbrojtëse nga brutaliteti i narkoshtetit e të gjuash molotov, se sa të mbash maskën e ligjit dhe të grabisësh pa molotov, por me ose pa VKM e ligje, pasuritë e Shqiptarëve.

Madje kjo e dyta është turp i dënueshëm dhe që duhet të goditet me protesta e me çfarë të drejton zemërimi dhe reagimi!

20 SHKURTI PO VJEN!