Ballina Sport Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe...

Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe Arben Dervishaj

63
0

Një tjetër e papritur ndodh në prag të zgjedhjeve të Federatës Shqiptare të Futbollit të kësaj të hëne.

Pas Abdyl Kuriut, tërhiqet nga gara për anëtar të Komitetit Ekzekutiv edhe Arben Dervishaj.

Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore do të zgjidhet Presidentit të FSHF dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Në garë ishin 13 kandidatë për 10 vende në Komitetin Ekzekutiv, por pas tërheqjes së 2 kandidatëve mbeten 11.