Ballina Sport I vetëm në garë, Armand Duka siguron mandatin e 7-të në krye...

I vetëm në garë, Armand Duka siguron mandatin e 7-të në krye të FSHF-së

69
0

I vetëm në garë, Armand Duka siguron një mandat të 7-të në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, këtë herë Duka nuk kishte asnjë rival përballë, qoftë dhe formal, askush nuk preferoi ta rivalizojë duke i dhuruar një tjetër mandat katër vjeçar. Nga 48 anëtarë me të drejtë vote në këtë Asamble, 48 prej tyre votuan pro kandidatit të vetëm, Armand Duka. Votimi ishte i hapur, kjo pasi Duka ishte kandidat i vetëm

Në fakt, ky është shndërruar në një trend në botën e futbollit, ku së fundmi edhe Alexandar Ceferin, presidenti i UEFA-s, ishte i vetëm në garë. Gjithashtu pak ditë më parë edhe Agim Ademi u zgjodh në krye të Federatës së Futbollit në Kosovë si i vetëm në garë duke marrë 100% të votave.

Për herë të parë, Armand Duka u zgjodh president i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 2002. Pas 24 vitesh në krye të FSHF-së, Duka siguron një tjetër mandat, i 7-ti për të si president.