Ballina Europë Treni me 80 pasagjerë del nga shinat në Zvicër pas një orteku...

Treni me 80 pasagjerë del nga shinat në Zvicër pas një orteku dëbore, raportohet për të lënduar

67
0

Një tren ka dalë nga shinat këtë të hënë në zonën e Goppenstein, në kantonin Valais të Zvicrës, pas ortekut që bllokoi linjën hekurudhore.

Mediat zvicerane raportojnë se policia kantonale konfirmoi se një operacion shpëtimi është në zhvillim në vendin e ngjarjes dhe vlerëson se ka disa të lënduar.

Sipas një postimi të policisë lokale në platformën X, forcat e sigurisë u përgjigjën menjëherë dhe informacionet e para flasin për pasagjerë të lënduar. Një zëdhënës i kompanisë hekurudhore BLS konfirmoi se shkak i daljes nga shinat ishte dëbora.

Siç raportoi Pomona, treni në të cilin udhëtonin 80 pasagjerë, doli nga shinat në zonën Stockgrabe, mes Goppenstein dhe Hohten, në kantonin Valais. Shërbimi Federal i Hekurudhave të Zvicrës (SBB) njoftoi se trafiku në këtë linjë do të mbetet i ndaluar të paktën deri në orën 04:00 të mëngjesit të së martës.

BLS njoftoi për mediat se treni i dalë nga shinat ishte një ekspres rajonal, i cili kishte nisur nga Spiez rreth orës 06:00 të mëngjesit. Sipas kompanisë, procesi i evakuimit të pasagjerëve nga treni do të fillonte menjëherë.

Autoritetet vazhdojnë operacionin në vendngjarje, ndërsa priten njoftime zyrtare për gjendjen e pasagjerëve dhe shkaqet e sakta të incidentit.