Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Durrës-Shijak”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. V. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. H., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin G. R., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një shkop metalik me mbishkrimin “Police”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. M., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti me një 42-vjeçar, e ka goditur atë me send metalik. I dëmtuari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 15.02.2026, në Kavajë, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi B. D., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







