Ballina Sport Vinicius: Do të kisha dashur të luaja me Ronaldon te Real Madridi

Vinicius: Do të kisha dashur të luaja me Ronaldon te Real Madridi

65
0

Ylli brazilian Vinicius Junior ka shprehur dëshirën që të kishte ndarë fushën me legjendën portugeze Cristiano Ronaldo te Real Madrid.

Do të doja të kisha luajtur me Cristiano Ronaldon te Real Madridi, por ai u largua pak para se të bashkohesha me skuadrën e bardhë”, u shpreh Vinícius.

Ronaldo u largua nga madrilenët në verën e vitit 2018, pikërisht në periudhën kur talenti brazilian po bënte hapat e parë në “Santiago Bernabeu”.

Një dyshe Vinicius–Ronaldo në të njëjtin repart ofensiv do të ishte padyshim spektakël i garantuar për tifozët, duke kombinuar shpejtësinë dhe driblimet e brazilianit me instinktin vrastar para portës të pesë herë fituesit të Topit të Artë.