Ballina Ekonomia Këshilli Mbikëqyrës i BSH, eliminohet Luljeta Minxhozi, PS mbështet 3 kandidatë

Këshilli Mbikëqyrës i BSH, eliminohet Luljeta Minxhozi, PS mbështet 3 kandidatë

80
0

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe, pedagogia Fakultetit të Ekonomisë Matilda Shehu dhe eksperti Selami Xhepa janë tre kandidatët e vetëofruar për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që kanë marrë edhe mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Me këtë përzgjedhje lihet jashtë Luljeta Minxhozi, që kërkojë të rizgjidhje si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Minxhozi u emërua anëtare në vitin 2018, dhe ka mbajtur edhe postin e zëvendësguvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë.

Aktualisht janë 6 vakanca në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, por Kuvendi ka shpallur 3 vakanca, ndërsa 3 propozime për vakancat e tjera do të bëhen nga qeveria.

Për 3 vakancat e Kuvendit u vetëofruan 20 kandidatë, nga të cilët përzgjidhen vetëm tre. Ndërsa qeveria deri më tani ka propozuar ish-ministrin e Financave Ervin Mete dhe Jonida Priftin që vjen nga sektori bankar. Mbetet edhe një kandidat për t’u propozuar nga qeveria, të cilët më pas do të miratohen në Kuvend.