Ballina Politika “Gjykata u kthye në markatë”, Gjokutaj shpërthen ndaj kryeministrit: Rama e përdori...

“Gjykata u kthye në markatë”, Gjokutaj shpërthen ndaj kryeministrit: Rama e përdori si ‘dyqan’ sipas interesit

108
0

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në një emision televiziv, komentoi vendimin e sotëm të Edi Ramës, që të ndryshojë Kodin e Procedurës Penal lidhur me çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut, ministre dhe zv/kryeministre.

Duke analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjokutajt u shpreh për dërgimin e çështjes në gjyq votuan 6 me 2, ndërsa për heqjen e pezullimit ishte 5 me 3. Ai shpjegoi se kjo tregon se ekzistojnë arsye për të shqyrtuar çështjen në gjykatë, duke shtuar se vendimi lidhet edhe me presionin e aleatëve ndërkombëtarë.

‘Gjykata Kushtetuese u kthye në markatë, një ‘dyqan’ ku, sipas tij, vendimet ndryshoheshin sipas interesave të qeverisë. Me këtë vendim, mjedisi merr mesazhin se çështja ka marrë fund’, tha Gjokutaj.

Ai shpjegoi se kjo tregon se ekzistojnë arsye për të shqyrtuar çështjen në gjykatë, duke shtuar se vendimi lidhet edhe me presionin e aleatëve ndërkombëtarë.

‘Shiko atje u morën dy masa. U hoq pezullimi, u dërgua për gjyq çështja. Për dërgimin për gjyq ishte 5 me 3, dhe 6 me 2, e kupton, heqja e pezullimit, dhe dërgimi në gjyq.

Dhe kjo do të thotë, për mua, po ta çosh në gjyq, ka shkaqe për t’u shqyrtuar si çështje dhe kjo është, ky është presioni i aleatëve tanë që ju kanë thënë thirrini mendjes, dakord? Se marrin vesh ata. Marrin vesh, shiko ka një problem.

Gjykata Kushtetuese u kthye në markatë. Dyqan. Dakord? Sa herë shkonte Edi Rama, e blinte një mall, nuk i pëlqente e kthente. Ja merrnin ata, i kthenin lekët. Dakord? Kështu e ktheu ai Gjykatën Kushtetuese. Dhe shkuan 6 me 2. Po pse u bë kjo? Kjo u bë për t’i dhënë të kuptojë gjithë mjedisit që kjo çështje ka marrë fund. E kupton ti?

I theu turinjtë. Atë që s’do bënte, s’ja bëri Kushtetuesja, ky po e bën me vota tashti. E kupton që ky nuk heq… prandaj them unë, recidivizmi.

Tashi të bëj një gjë që ti e kupton më mirë se kushdo në Ballkan dhe më gjerë? Ka të bëjë me, me intensitetin.

Shiko, atëherë, kur e ka nisur, kur ka firmosur atë kërkesën ky, se nuk është në emër të qeverisë, kjo është në emër të këtij. Në emër të shokut Tili. Tili, Tili. Ky është Tili. Tili s’pish orët e mësimit. Edhe po. Mirëpo si duket është mbledhur Këshilli Pedagogjik dhe ja ka futur notën sjellje tashti. A e kupton? Tilit. Mirëpo Tili vazhdon se Tili nuk ishte dorë. Fundi i filmit është që Tili u rregullua, por Tili unë e kam njohur personalisht, Tili sot e kësaj dite është çamarrok plak.

Dakord? Edhe në fund kur e ka firmosur ka thënë ore atyre adjutantëve, u ka thënë, e kemi të sigurtë? Po lëre tashti vetëm firmos e i kanë thënë se, Kushtetuesen e kishte të sigurtë ky.

Dhe s’do i kaluar në gjyq. Për integritet të asaj gjykate, e kupton? Nuk do i kaluar në gjyq. Kalimi në gjyq, e kupton, e hëngri vitin e ri rehat ky. Pastaj si duket ka… ka Firaun, po ka dhe Faraon’, tha ndër të tjera, Genc Gjokutaj