Trejneri i Milanit, Massimiliano Allegri, raportohet se ka zhvilluar një darkë me drejtorin sportiv të Napoli, Giovanni Manna, duke shtuar spekulimet për të ardhmen e tij në fund të sezonit.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, marrëdhënia e Allegrit me një pjesë të drejtuesve të Milanit është ftohur muajt e fundit, pavarësisht se trajneri italian vazhdon të jetë në garë për ta rikthyer skuadrën në Ligën e Kampionëve.
Napoli po përgatitet për mundësinë e largimit të Antonio Contes dhe Allegri konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për stolin e kampionëve italianë. Takimi me drejtorin Manna ka ndezur edhe më shumë zërat për një kalim të mundshëm në “Diego Armando Maradona”.
Ndërkohë, te Milani situata mbetet e paqartë. Raportet në Itali flasin për tensione të brendshme dhe përplasje me figura të rëndësishme të klubit, përfshirë edhe këshilltarin Zlatan Ibrahimović.







