Gjatë “media day” të organizuar nga PSG, aktivitet i detyrueshëm, i parashikuar nga UEFA në prag të finales së Champions-it, Luis Enrique foli edhe për të ardhmen e tij si trajner.
Ai bëri një reflektim të drejtpërdrejtë dhe me nota ironie mbi kohëzgjatjen e karrierës së trajnerëve të nivelit të lartë.
Spanjoll iu përgjigj pa filtra një pyetjeje mbi mundësinë për të vazhduar në futboll edhe në vitet e ardhshme:
“Nuk dua të bëhem trajner i vjetër dhe jashtë kohe, një ‘trombon’ i vjetër, për ta thënë ndryshe. Nuk është ajo që dëshiroj, edhe pse tani shihen gjithnjë e më shumë të tillë”.
Më pas shtoi: “Pas moshës 60-vjeçare…, flas edhe me vëllain tim Felipe. I them gjithmonë se duhet të tërhiqem para tij. Ai është një vit më i vogël dhe thotë se do të ndalojë 61 vjeç…, bëjini vetë llogaritë”.







