Ballina Bota Rrëshqitjet e dherave në Indonezi, një grope e madhe rrezikon jetën e...

Rrëshqitjet e dherave në Indonezi, një grope e madhe rrezikon jetën e banorëve në Ketol

156
0

Një çarje e madhe, me madhësinë e katër fushave të futbollit, është krijuar në Ketol të Indonezisë.

Gropa e madhe e krijuar ka “gëlltitur” fushat dhe të mbjellat dhe duke rrezikuar jetën e fermerëve vendas.

Sipas autoriteteve, gropa u krijua nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe zhvendosjet e tokës gjatë muajve të fundit. Sipas vendasve, boshllëku u rrit me shpejtësi pas përmbytjeve të përhapura që goditën zonën në fund të vitit të kaluar.

Tashmë, shumë të mbjella në zonë janë shkatërruar, kryesisht kafe, speca djegës dhe kallam sheqeri, ndërsa kjo kërcënon një shtyllë qendrore të energjisë elektrike në zonë.