Rrjetet sociale kanë filluar të përcjellin me humor deklaratat e kryeministrit për tre dorëheqjet e Ballukut. Ndërsa kërkoi ndryshimin e ligjit për imunitetin e tij në të ardhmen, duke lënë Ballukun ë mëshirë të fatit, Edi Rama justifikoi arsyen pse nuk shkarkon Ballukun.
Kryeministri shqiptar deklaroi hapur se nuk ka për ta shkarkuar Ballukun për inat të SPAK, pasi nuk mund të bëhen shkarkimet sipas qejfit. Me doza ironie është përcjellë ky fakt nga rrjetet sociale të cilat bëjnë ironi me kryeministrin shqiptar.

Genc Sejko ka postuar : Paska dhënë prapë dorëheqjen Belinda sot por Edi nuk e ka pranuar. Ndërkohë vetë Edi Rama i ka dorëzuar katër herë dorëheqjen Presidentit Begaj por ky i fundit s’ja ka pranuar.
Ndërkohë Bert Papa shkon më larg për propozuesin e ndryshimeve në kodin e procedurës Penale, Taulant Ballën. Për këtë veprim, sipas Papës, Tony Bler e ka nominuar Ballën roje të parkingjeve në Gaza.








