Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. I., 37 vjeç, dhe K. Z., 24 vjeç, banues në Marikaj, të cilët qarkullonin me një automjet, dyshohet me qëllim shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të automjetit, shtetasit B. I. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesës e pasagjerit, shtetasit K. Z., u gjetën dhe u sekuestruan 108 qese farmaceutike me mbetje të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi e vogël muncioni luftarak.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 10-vjeçar, pasi u konstatua duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., banues në Xhafzotaj, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.
Gjithashtu, këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Bllatë, kryen veprimet procedurale për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit J. Ll., 34 vjeç, banues në Rrogozhinë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, për veprën penale “Përndjekja”. Pas konsultimin me prokurorin, u vendos që ky shtetas të ndiqet në gjendje të lirë.







