Ballina Politika “Njëri betohej për kokën e Lubisë, tjetra mallëngjehej”, Berisha: Cinizëm! Dorëheqjet e...

“Njëri betohej për kokën e Lubisë, tjetra mallëngjehej”, Berisha: Cinizëm! Dorëheqjet e Ballukut mund t’i ketë firmosur vetë Rama. Arsyeja…

81
0

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me deklaratën e dhënë dje nga kryeministri Rama, i cili tha se Belinda Balluku ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, por se ai nuk ia ka pranuar.

Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se ka të ngjarë që dorëheqjet të jenë nënshkruar nga vetë Rama, si një alibi.

“Dje u betua për kokën e Lubisë, ajo ishte gati të mallëngjehej. Cinizëm ekstrem. Ai tha se Lubia dha dy herë dorëheqjen. Aty zbuloi veten që nuk e lejoi se do e marrë me vete.

E njeh mirë Lubinë ky, nuk pendohet ajo. Tregon gjoja paska dhënë dorëheqjen. Në debatin 5 orë në Kryeministri në prani të Uluziut dhe Agaçin, ajo ka kundërshtuar prerazi heqjen e mandatit. Ka mundësi që Rama i ka firmosur vetë ato dorëheqje për alibira”, tha ai.