Ballina Sport Konfirmohen data për meçin e madh mes legjendave Mike Tyson dhe Floyd...

Konfirmohen data për meçin e madh mes legjendave Mike Tyson dhe Floyd Mayweather

64
0

Në nëntor 2024, Tysoni, në moshën 58-vjeçare, u rikthye në ring për të përballuar Jake Paul, një YouTuber amerikan që u bë boksier, në një duel që u zhvillua në Teksas, e cila u transmetua live në platformën e njohur Netflix.

Siç pritej, Paul më i ri doli fitimtar, pasi u shpall fitues me vendim unanim pas përfundimit të ndeshjes në distancë të plotë.

Ndërkohë, Mayweather, 48 vjeç, luftoi së fundmi në gusht 2024 kundër John Gotti III. Nuk u shpall një fitues formal.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Mayweather nuk ka humbur kurrë, duke fituar të gjitha 50 meçet, prej të cilave 27 me nokaut.

Legjenda amerikane ka mbajtur tituj në pesë kategori peshe, duke përfshirë Super Featherweight, Lightweight, Light Welterweight, Welterweight dhe Light Middleweight.

Sipas Ring Magazine, ndeshja është “në mënyrë të përkohshme” planifikuar të zhvillohet më 25 prill në Kongo.

“Meçi mes Mike Tyson vs Floyd Mayweather është përkohësisht planifikuar të zhvillohet më 25 prill në Kongo”, ka shkruar faqja e njohur Inside Ring Show.

Duke qenë dy nga emrat më të mëdhenj në botën e boksit, një ndeshje midis Tysonit dhe Mayweatherit pritet të tërheqë vëmendje të madhe.