Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri, ku janë gjetur armë, granata dore e mjete të tjera ilegale.
Sipas autoriteteve të Kosovës aksioni u zhvillua pas informacioneve se në tre vende kishte dyshime se mbaheshin armë.
Nga aksioni armët u gjetën në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Patok. Nga policia u sekuestruan 85 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu armë janë gjetur edhe në një shtëpi në fshatin Varage në Zubin Patok.
Njoftimi i policisë Kosovë;
RASTI I
Rreth orës 01:20, njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
– 1 emblemë si dhe disa spaleta të Policisë së Serbisë.
RASTI II
Rreth orës 09:20, njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar të një shtëpie të braktisur (të pabanuar) në fshatin Zhitkovc, Komuna e Zveçanit, kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 1 armë AK-47;
– 1 granatë dore M-57, prodhim jugosllav;
– 3 karikatorë të zbrazët të AK-47;
– 85 fishekë të kalibrit 7.9 mm;
– 2 uniforma ushtarake me emblema të Serbisë;
– 60 fishekë të armës AK-47.
RASTI III
Rreth orës 12:20, njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varage të Zubin Potokut, ku si rezultat kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 1 granat dore;
– 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Në vendin e ngjarjes, në rastin II dhe III, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këto raste, nuk ka persona të arrestuar.







