Ballina Bota Tërmet 7 ballë në Papua Guinea e Re, 3 të vdekur

Tërmet 7 ballë në Papua Guinea e Re, 3 të vdekur

16
0

Të paktën 3 persona humbën jetën nga tërmeti me magnitudë 7 ballë që ndodhi në Papua Guinenë e Re, transmeton Anadolu.

Siç raportoi gazeta vendase “Post-Courier”, tërmeti i 23 marsit shkaktoi humbje jete dhe dëme materiale në provincën e Sepikut Lindor, e cila po përballej me përmbytjet si pasojë e shirave të dendur.

Tre persona humbën jetën nga tërmeti që ndodhi në verilindje të qytetit Ambunti.

Guvernatori i shtetit Allan Bird, në deklaratën e tij për ABC News tha se rreth 1.000 shtëpi u dëmtuan si pasojë e tërmetit dhe përmbytjeve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se një tërmet prej 7 ballësh goditi Papua Guinenë e Re. Tërmeti ishte në një thellësi prej 64 kilometrash.

Papua Guinea e Re ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”.

Në tërmetin e shtatorit të vitit 2022 prej 7.6 ballësh humbën jetën 21 persona.