Dallgë të mëdha, që arritën deri në rreth dy metra e gjysmë lartësi, si edhe batica që shënoi nivel maksimal, shkaktuan përmbytje në disa zona të Orikumit.
Uji i detit doli në rrugë dhe depërtoi në banesa, biznese dhe në një hotel, duke përmbytur gjithashtu rrugën e plazhit të Orikumit.
Sipas banorëve, niveli i ujit në rrugë ka arritur në 50–60 centimetra, ndërsa në disa zona pranë shtëpive shkoi deri në një metër, çka i pengoi banorët të dilnin nga banesat e tyre. Më shumë se 10 banesa u prekën nga uji në oborre dhe brenda shtëpive. Banorët dëmtimet për dëmet që kanë pësuar si dëmet e dallgëve të forta dhe depërtimit të ujit të detit.
Po ashtu, pronari i një hoteli, Shpendi Mustafa, shprehet si një herë nuk e ka parë të dalë në rrugë apo në banesa. Forcat e policisë dhe Njësia Administrative Orikum ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë banorëve, të cilët u shfaqën të frikësuar për shkak të faktorëve të krijuar.
Situatë e ngjashme u raportua edhe në qytetin e Vlorës, ku uji doli në këtë e Lungomares. Problemi u shfaq edhe në kishën e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit, ku rritja e Lagunës së Nartës, si pasoja e baticës, çoi në përmbytjen e manastirit.







