Ballina Aktualitet SPAK kërkon lekët e Ballukut, shkresë bankave për pasuritë e zv/kryeministres së...

SPAK kërkon lekët e Ballukut, shkresë bankave për pasuritë e zv/kryeministres së pezulluar

98
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet për zv/kryeministren e pezulluar, Belinda Balluku.

Burime për mediat bëjnë me dije se prokurorët po kryejnë hetim pasuror për Ballukun, ndërsa janë adresuar edhe një sërë shkresash në banka për informacione mbi pasurinë e saj. Sipas raportimeve, janë siguruar disa informacione nga banka të nivelit të dytë si dhe është kërkuar informacion pranë ILKPDI.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për tenderin për tunelin e Llogarasë ndërsa po hetohet për disa tendera sa i përket Unazës së Madhe dhe aksit Thumanë-Kashar.

Ajo është pezulluar me vendim të GJKKO nga detyra, ndërsa më datë 23 shkurt pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e saj.

Në mbledhje, sipas burimeve, SPAK pritet të paraqesë prova të reja për Ballukun, ndërsa ka kërkuar që mbledhja të jetë e mbyllur.

Mbetet për tu parë si do të vijojë procesi ndaj saj, i zvarritur prej vitit të kaluar, ku me urdhër të Edi Ramës, socialistët janë munduar ti japin sa më shumë kohë numrit dy të qeverisë.