Basir Çollaku
Korporata e Ivestimeve, më së shumti po kthehet në një krijesë shtetërore, për të grabitur me procedurë prona private në dobi të klientëve të qeverisë. Afro 40 mijë metër katror tokë, të familjes Surreli në Tiranë në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, në zonën e Qytetit Studenti, te “Vilat Gjermane” rrëshkasin në urinë e pushtuesve të ndërtimeve, duke lënë jashtë zhvillimit të pronës, pronarin, trashëgimtarët e tyre.

Dokumenti qe fakton vjedhjen e tokes
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Ministria e Ekonomisë, Korporata e Investimeve Shqiptare, nën regjinë e Këshillit të Minsitrave, janë në një abuzim ku elementë të veprës penale dukshëm janë të konsumuar. Një padi penale është bërë në Strukturën e Posaçme dhe Prokurorinë e Tiranës.
Dje është thirrur edhe drejtuesja e Koorporatës Elira Kokona para hetuesve, ku paditë e shumta presin përgjigjet e saj. Kallëzim penal është bërë për cenimin e së drejtës reale të parablerjes mbi objektet ndërtimore të njohura si ish-“Vilat Gjermane”, si dhe për tjetërsimin e paligjshëm të truallit me nr. pasurie 8/552, zona kadastrale 8190, Tiranë, të drejta këto të njohura ligjërisht në favor të pronarëve.

Certifikata e pronave
Të paditur janë edhe subjektet private që, me dijeni të plotë për konfliktin pronësor dhe statusin e pasurisë, janë bërë pjesë fiktive e procedurës “Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “ZyberHallulli”” së shpallur nga Korporata mbi këtë pasuri, konkretisht: MOTUS sh.p.k, në cilësinë e subjektit të shpallur fitues të procedurës, si dhe subjektet e tjera private që kanë marrë pjesë në procedurë, për të cilat ekzistojnë dyshime të arsyeshme se përfshirja e tyre ka shërbyer vetëm për përmbushjen formale të kërkesës së numrit minimal të operatorëve ekonomikë të nevojshëm për vijimin e procedurës, konkretisht e që janë BE – IS sh.p.k., GRUPPO KONI sh.p.k, PROGEEN sh.p.k, DIAGONAL PROJEKTIM & ZBATIM sh.p.k.,
Familja Surreli dhe trashëgimtarët e saj, kanë paditur institucionet e përfshira në këtë pushtim të pronës së tyre, duke bërë projekte dhe zhdukur dokumentacinet origjinale provuar pas një sorollatje disavejeçare. Manipulimet janë bërë për interesa klienteliste të agjencive pjesë përgjegjëse.
Cilët janë veprime e mosveprime të paligjshme, ku buron manipulimi për gjendjen ligjore të pronës. Konstatimet e shoqëruar me prova konkrete janë përcjellë si dosje në një kallzim penal:
Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tirana JUG ndërhyn dhe fshin të dhënat nga arkivi dixhital me nr. 1048 , si dhe fsheh faktin se në regjistrin hipotekor me nr. 5333, datë 22.11.1995 , për trashëgimtarët e ish-pronarit Ismail Sureli është i regjistruar Vendimi nr. 461, datë 08.11.1995 i KKKP-se, ku parashikohet njohja e pronësisëpër një sipërfaqe prej 70,000 m2 në qytetin e Tiranës, ku në të bën pjesë edhe pasuria truall me nr. 8/552, zona kadastrale 8190, Tiranë,si edhe e drejta e parablerjes mbi objektet e ndërtuara në këtë truall, të njohura si “Vilat Gjermane” në momentin e privatizimit të tyre.
12.01.2025 – Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, miratohet VKM nr.12/2025, ku i kalon në pronësi pasuria truall me nr. 8/552, zona kadastrale 8190, Tiranënëfavor të Korporatës me argumentin se në kartelën e pasurisë në fjalë nuk figuron asnjë shënim për njohjen e të drejtës së parablerjes në favor të z. IsmailSureli, referuar kjo dokumentacionit të pronësisë të vënë në dispozicion nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës proces i realizuar pa dijeninë tonë ;
13.01.2025- Prill 2025 – Zhvillimi i 2 thirrjeve për projektin “Godina e re e Bibliotekës Kombëtare” koncept ide arkitekturore dhe zhvillimi multifunksional i bllokut të ish Vilave Gjermane, të cilat janë anuluar të zhvilluara pa dijeninë tonë;
24.06.2025 – Trashëgimtarët paraqesin kërkesë për nisjen e procedurave të privatizimit të objekteve të njohura si “Vilat Gjermane”;
06.08.2025 – Trashëgimtarët paraqesin kërkesë për përfshirjen ne projektet zhvillimore drejtuar Korporatës dhe për dijeni MEKI-t;
02.09.2025 – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, me shkresën nr. 10638/1 , i drejtohet ASHK-së Qendrore lidhur me ekzistencën e së drejtës së parablerjes dhe statusin juridik të pasurisë nr. 8/552, zona kadastrale 8190;
15.09.2025 – Korporata e Investimeve Shqiptare, pa pritur sqarimin e pretendimeve tona, publikon thirrjen publike “Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e fëmijëve “ZyberHallulli””;
04.11.2025 – ASHK Qendrore, me shkresën nr. 11130/2 , i drejtohet Drejtorisë Vendore ASHK Tiranë Jug për trajtimin e çështjes dhe informim;
11.12.2025 – Drejtoria Vendore ASHK Tiranë Jug, me shkresat nr. 7805/3 , 7805/4 dhe 7805/5, kthen përgjigje dhe vë zyrtarisht në dijeni Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe Korporatën e Investimeve Shqiptare, lidhur me faktin se trashëgimtarët gëzojnë të drejtën e parablerjes mbi objektet ndërtimore (“Vilat Gjermane”), si dhe se mosreflektimi i kësaj të drejte kishte ardhur si pasojë e keqadministrimit të brendshëm;
26.12.2025 – Operatorët pjesëmarrës ne thirrjen publike vendosen ne dijeni nga ana jone rreth problematikes se krijuar nga Drejtoria Vendore ASHK Tiranë Jug ;
26.01.2026 – Drejtoria Vendore ASHK Tiranë Jug, pas një sërë kërkesash dhe ankesash, ri-regjistron të drejtën e parablerjes në kartelën e pasurisë nr. 8/552 ;
29.01.2026 – Korporata e Investimeve Shqiptare shpall fituesin e procedurës konkurruese.
Pra, 1 (një) muaj e gjysmë pas vendosjes në dijeni nga DV ASHK Tirana Jug se trashëgimtarët gëzojnë të drejta pronësore sipas Vendimit nr. 461/1995, vendim i cili është i regjistruar në regjistrinhipotekor nr. 5333, datë 22.11.1995 , ku përfshihet vërtetimi i pronësisë së truallit dhe e drejtae parablerjes së Vilave Gjermane, si dhe 3 dite pas ri-regjistrimit tësë drejtës së parablerjes.
Pronën private e marrin dhe përpiqen ta shesin si inters publik investimi duke mos bërë pjesë pronarët, as si shpronësim, as si pjesë e investimit, ku kompanitë kliente përfitojnë dhjetëra milionë euro, ndërsa të zotët e tokës shohin vetëm lajmet.
Për rrjedhojë, përmes këtij mekanizmi që po ndjek Korporata e Investimeve Shqiptare, trashëgimtarët penalizohen trefish:
së pari, duke mos përfituar kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pasi kanë zgjedhur për të mos hequr dorë nga e drejta e parablerjes;
së dyti, përmes cenimit dhe zhdukjes faktike të kësaj të drejte nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare;
së treti, për shkak se nuk është ndjekur asnjë procedurë e rregullt ligjore për kompensim apo shpronësim, në përputhje me ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar. Natyrisht Këshilli i Ministrave me vendimet e tij, është pjesë e institucioneve që ka mundësuar këtë tjetërsim.







