Ballina Rajoni Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve...

Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij! Raportohet se…

97
0

Greqia është goditur sot (19 shkurt) nga një tjetër tërmet.

Lëkundjet sizmike që u vlerësuan mesatarisht të forta, e patën epiqendrën e tyre në Mesinia. Forca e goditjes ishte 4.4 ballë e shkallës Rihter.

Lëkundjet u ndjenë të forta, aq sa shkaktuan frikë dhe panik tek banorët e zonës. Por ende nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme.

Sipas Institutit Gjeodinamik , epiqendra e tërmetit ndodhet 9 kilometra në perëndim të Gargalianës, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 11.4 kilometra.

Javët e fundit Greqia është goditur nga tërmete të shpeshta në të gjitha zonat e saj, kryesisht në veriperëndim dhe në zonën e Kretës.