Ballina Aktualitet “Rrugët e florinjta të Ballukut”, Berisha denoncon shembjen e rrugës Kuç-Qeparo: Aty...

“Rrugët e florinjta të Ballukut”, Berisha denoncon shembjen e rrugës Kuç-Qeparo: Aty ku ndërton “Rilindja”, lë gjurmë vetëm hajdutërie

84
0

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka denoncuar në rrjetin social facebook një video ku shfaqet segmenti rrugor Kuç–Qeparo, e cila është dëmtuar plotësisht, me një çarje të madhe përgjatë asfaltit, që sipas Berishës tregon gjendjen skandaloze të infrastrukturës.

Ai e cilëson këtë segment si vetëm një nga shumë rrugët problematike të ndërtuara nga qeveria e Edi Rama.

Postimi i kreut të PD shoqërohet me mbishkrimin:

“Aty ku ndërton rrugë ‘Rilindja’ lë gjurmë vetëm hajdutërie, segmenti rrugës Kuç–Qeparo.”