Ballina Aktualitet Kërkoi pavlefshmërinë e hetimeve të SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon sërish Erion...

Kërkoi pavlefshmërinë e hetimeve të SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon sërish Erion Veliajn

84
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Burime bëjnë me dije se u rrëzua sot rekursi përmes së cilit Veliaj kërkoi prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm në lidhje me rrëzimin e kërkesës së bërë më përpara nga ai për pavlefshmëri të veprimeve hetimore të SPAK.

Ndërsa më sohet se ky vendim u mor ditën e sotme në dhomë këshillimi nga kolegji penal i përbërë: Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala.

Kujtojmë se ndaj Veliajt rëndojnë akuzat për veprat penale si:

-Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë;

– Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë;

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

-Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të -personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim.