Ballina Kronika Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në...

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’

93
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

I riu ka ndërruar jetë në kryeqytet pasi është goditur me thikë gjatë një sherri me disa të tjerë.

Viktima është Egli Pashollari.

Ai humbi jetën pas konfliktit me disa persona të tjerë në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjës” afër zonës së ish parkut te 21 dhjetori.

Një person është shpallur në kërkim si autori i vrasjes së  Igli Pashollarit, 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes  të rinjve në një lokal pranë ish parkut  të Autobusëve në Tiranë.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe lokalin ku ka ndodhur vrasja. Syri Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

Pashollari njihet si pjesë e grupit të Shullazit dhe njihet si person me precedent penalë. Në 2017 ishte arrestuar për drogë.