Ballina Kronika Rama hakmerret ndaj qytetarëve, shpallet në kërkim Ilir Hamedani

Rama hakmerret ndaj qytetarëve, shpallet në kërkim Ilir Hamedani

260
0

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Ilir Hamedani nën akuzën qesharake të nxitjes për akte dhune. Por cila është origjina e akuzave qesharake të policisë ndaj qytetarit në fjalë?

Mesditën e 14 shkurtit policia e shtetit shoqëroi disa qytetarë të cilët po protestonin paqësisht para bashkisë së qytetit kundër projektit TID i cili parashikon shembjen e shtëpive të tyre.

Pas daljes së kryeministrit Rama, qytetarët shpërthyen me thirrjet hajdut pronash ndaj shefit të qeverisë.

Kaq mjaftoi që kryeministri Rama, të manifestonte arrogancën dhe hakmarrjen e tij, duke urdhëruar policinë që në mënyrë arbitrare të shoqëronte njërin prej tyre në komisariat.

Personi, i cili u shoqërua pas urdhrit të Ramës, dhe që shihet në video është pikërisht shtetasi Ilir Hamedani. 3 ditë më vonë, gjatë foltores me demokratët e Sukthit të liderit të opozitës Sali Berisha, Ilir Hamedani u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës kombëtare të 20 shkurtit, dhe theksoi se kjo protestë nuk duhet të jetë thjesht një paradë mode.

Por këto deklarata normale politike të një mbështetësi të opozitës, kanë mjaftuar që policia në mënyrë arbitrare, të shpallë në kërkim Ilir Hamedanin.