Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Egli Pashollarit pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë, sot rreth orës 15:40.
Mesohet se autori i dyshuar është Gazmend Buçpapa i filmuar nga kamerat e sigurisë.
Sherri mendohet se ka nisur në trotuar, ku Pashollari është sulmuar nga një grup personash. Më pas ai ka ecur 3 – 4 metra tek dera e makinës ku dhe është rrëzuar.
Viktima dyshohet se ishte pjesë e grupit Shullazi dhe ishte person me precedent penalë.
Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë që kanë parë konfliktin e ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
31 vjeçari humbi jetën në spital.
-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital, informoi policia.







