Ballina Aktualitet Policia mbush PD me gaz lotsjellës, tenton të bllokojë hyrjen në selinë...

Policia mbush PD me gaz lotsjellës, tenton të bllokojë hyrjen në selinë blu

82
0

Një tjetër skandal ka përfshirë Policinë, lidhur me sjelljen e kësaj të fundit ndaj protestuesve paqësore të opozitës në protestën kombëtare të thirrur këtë 20 shkurt.

Njëjtë si me Xhaminë e Namazgjasë, të cilën e ‘mbyti’ me gaz lotjsellës, të njëjtën gjë ka bërë edhe me selinë blu, duke e mbushur me gaz.

Kjo ka vështirësuar hyrjen e zyrtarëve të PD në seli, ashtu sikurse edhe simpatizantëve të PD, të cilët protestëojnë këtë të premte kundër narko-qeverisë.

Sakaq gazi lotjsellës dhe uji i përdorur nga Policia u përdor jo vetëm ndaj protestuesve paqësore përballë Kuvendit të Shqipërisë, por edhe kundër besismtarëve myslimanë të cilët ndodheshin brenda Xhamisë së Namazgjasë, pas orësh të gjata agjërimi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Djetëra besimtarë kanë ‘braktisur’ Xhaminë, duke dalë nga ambientet e vendit të faljes, teksa prisinin Namazin e Taravive.

Policia nuk ka denjuar aspak të respektojë Xhaminë ku ndodheshin besimtarë të shumtë, ndërsa brenda ambienteve ndodheshin fëmijë, gra e të moshuar.