Ballina Kronika Goditi për vdekje me thikë 48-vjeçarin, policia: Autori ende në kërkim! Shkak...

Goditi për vdekje me thikë 48-vjeçarin, policia: Autori ende në kërkim! Shkak i ngjarjes…

99
0

Kavajë / Informacion shtesë.

Në lidhje me informacionin e dhënë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, ku dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, sqarojmë se:

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në Kavajë.

Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet S. V., alias S. I., 48 vjeç.

Shërbimet e Policisë po vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.