Ballina Europë Tërmeti godet Sllovakinë, ai u ndje edhe në vendet fqinje

Tërmeti godet Sllovakinë, ai u ndje edhe në vendet fqinje

84
0

Sllovakia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.2, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra u regjistrua 28 kilometra në juglindje të Bratislavës, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani, nuk ka raportime për dëme materiale.

Shumë qytetarë i përshkruan dridhjet në rrjete sociale.

“E gjithë shtëpia u drodh dhe pati një zhurmë si shpërthim dy ose tre herë, si kur bie borë e madhe nga çatia. Një ndjesi mjaft e frikshme. Asnjë dëm i dukshëm”, tha një banor sllovak.

Një tjetër shtoi: “Ndjehej sikur kishte ndodhur një shpërthim i madh afër. Mendonim se shtëpia do të shembej. Të gjithë fqinjët vrapuan në rrugë”.

Tërmeti u ndje edhe në Hungarinë fqinje.

“Zgjati rreth katër sekonda, por ishte mjaft i fortë”, dëshmoi një banor i atij vendi.