Ballina Kronika Vrau se i parkoi makinën para shtëpisë, arrestohet autori pas disa orësh...

Vrau se i parkoi makinën para shtëpisë, arrestohet autori pas disa orësh kërkimesh në Kavajë

83
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 21 shkurt 2026 në lagjen nr. 3, Kavajë, ku një 48-vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës.

Shërbimet e Policisë së Kavajës, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar.

Bëhet fjalë për shtetasin L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë, i cili dyshohet se rreth orës 14:22 ka goditur disa herë me thikë shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Si pasojë e plagëve të marra, 48-vjeçari ka ndërruar jetë.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh kërkimesh, u arrestua nga policia.

Gjatë veprimeve hetimore, grupi hetimor sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e vrasjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.