Ballina Kronika Qarkullonte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Fier, në pranga...

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Fier, në pranga edhe një 21-vjeçar

89
0

Një 41-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri në automjetin e tij.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në pranga ka rënë edhe një 21-vjeçar, që ishte pasagjer në mjet, për ‘moskallëzim krimi’.

Ndërkohë Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, një armë zjarri sportive tip pushkë ajrore, 2 celularë dhe automjetin me të cilin po udhëtonin 2 të arrestuarit.

Materialet për të dy të arrestuarit i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Guns”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Në pranga edhe një 21-vjeçar, pasagjer në automjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një armë sportive, automjeti me të cilin udhëtonin të arrestuarit, dhe 2 celularë.

Në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave që qarkullojnë të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Guns”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit J. B., 41 vjeç, dhe A. Ll., 21 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi J. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, me 5 fishekë në krehër.

Më pas, gjatë kontrollit të një servisi në pronësi të shtetasit J. B., u gjet dhe u sekuestrua një armë sportive tip pushkë ajrore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit J. B., si dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit A. Ll.