Ndërkohë që shqiptarët pretendojnë të hyjnë në Europë me standard europiane, juglindja e vendit ka marrë rrugën drejt kryeqytetit me këmbë, falë paaftësisë së qeverisë dhe korrupsionit galopant në investimete koridorit 8.
Bllokimi i aksit Librazhd–Qafë Thanë ka shkaktuar kaos në qarkullim dhe ka izoluar dhjetëra fshatra përreth, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve drejt shërbimeve bazë. Rrëshqitja masive e dheut ka izoluar plotësisht zonën, duke e bërë të pamundur kalimin jo vetëm për mjetet e transportit të rëndë dhe automjetet private, por edhe për autoambulancat dhe zjarrfikëset. Situata ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët, shumë prej të cilëve janë detyruar të kalojnë zonën e rrezikshme në këmbë.
Banorë të zonës – mes tyre fëmijë nën dy vjeç dhe të moshuar – kanë ecur rreth 2 kilometra në temperatura të ulëta për të kaluar në anën tjetër të aksit, ku i kanë pritur të afërmit me automjete. Ndërkohë, deri më tani, aksi vijon të jetë i paralizuar dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi afatin e hapjes së tij







