Ballina Rajoni Aksident fatal në Kretë, dy shqiptarë humbin jetën pasi u përplasën me...

Aksident fatal në Kretë, dy shqiptarë humbin jetën pasi u përplasën me barrierat anësore

41
0

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident rrugor në ishullin e Kretës në Greqi.

Shoqata Shqiptare Kisamo “Kastel” bën me dije se ngjarja ndodhi pak pas mesnate, kur sapo kishte trokitur e enjtja, në aksin Kissamos Hania afër Kolimbarit.

Edison Xhaka, 27 vjeç nga Elbasani dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi, po udhëtonin me motor kur në rrethana të paqarta ende, janë përplasur me barrierat anësore dhe kanë humbur jetën në vend.

Xhaka jetonte e punonte prej vitesh në Kissamo, kurse Toçila me kohë të pjesshme.

Shoqata shpreh ngushëllime për të dy djemtë, ndërsa shkruan se ngjarja ka qenë tronditëse për komunitetin.