Ballina Politika Ylli Manjani ironizon protestat e PD-së: U bë si punë falli, se...

Ylli Manjani ironizon protestat e PD-së: U bë si punë falli, se me 2 se me 22 do marrësh një haber…

95
0

Juristi Ylli Manjani, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, ka ironizuar caktimin e datave të protestave nga ana e Partisë Demokratike.

Manjani shprehet se kjo punë u bë si muhabet falli, ndërkohë që shton me ironi se me 2 se me 22 do marrësh një haber.

“Tani datat e protestave të ardhshme të PD dihen. Janë datat përkujtimore të tyre..

Me 2 mars, për të përkujtuar “popullin e 2 marsit”. Me atë rast përkujtohet edhe Ilir Meta se u harrua në burg.

Pastaj me 22 mars për të përkujtuar fitoren e vetme të PD… Siç u përkujtua 20 shkurti, ditën kur ra busti, por që e nisi Edi Rama me Blend Gonxhen si lëvizje…

Në maj e këtej nuk ka data përkujtimore më për opozitën. Janë të gjitha për Ramën dhe PS…

Si muhabet falli u bë kjo punë

Se me 2 se me 22 do marrësh një haber…

****

Ndërkohë sa për ta ditur, sot drejtësia penale e shtetit arreston, gjykon e dënon njerëz për armëmbajtje pa leje, pa e parë kurrë me sy armën për të cilën dënohesh.

Doktori mendon se ka konsumuar veprën më të rëndë ndaj rendit kushtetues, kryengritjen e armatosur. Mund të mos e ketë kryer, por në mend e paska… Ose ndoshta ai me të veten e ka kryer, por nul ka patur takat ta realizojë. Se me thënë të drejtën, nuk ngre njeri krye me dhunë as ndaj Atij e as për Atë.

Por mund ta këpusë ai neni për organizim kryengritje të armatosur, pavarsisht se nuk ka kryengritës… Drejtësia penale që refuzojnë ta shohin, korrigjojnë e ndryshojnë aty është, në pritje… Njësoj si armëmbajtja pa leje, pa armë… Aty e kanë…

Kujdes se e mbush shejtani…” – përfundon Manjani.