Ballina Sport Fermin tregon pozitën që i pëlqen të luaj, ka disa fjalë edhe...

Fermin tregon pozitën që i pëlqen të luaj, ka disa fjalë edhe për lojën e Barcelonës

61
0

Fermin Lopez pati një ndikim vendimtar kur u fut nga banka rezervë, duke shënuar golin e tretë të Barcelonës në fitoren 3-0 ndaj Levantes, çka i dha fund serisë së rezultateve negative të katalunasve.

Mesfushori ofensivë u inkuadrua në pjesën e dytë dhe realizoi me të majtën nga jashtë zonës, duke vulosur triumfin dhe duke theksuar rolin e tij gjithnjë e më të rëndësishëm në ekipin e drejtuar nga Hansi Flick.

Pas ndeshjes, Fermin foli qartë për pozicionin e tij të preferuar, duke treguar njëkohësisht fleksibilitet maksimal.

“Preferoj të luaj si mesfushor sulmues, por do të luaj kudo që më vendos trajneri”, u shpreh ai.

Duke reflektuar mbi reagimin e skuadrës pas periudhës së vështirë, ai shtoi:

“Ishim në një seri negative me ato dy humbje, bëmë autokritikë dhe zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer. Duhet të përmirësohemi, sepse u japim kundërshtarëve shumë raste.”

“E kemi korrigjuar këtë, sepse nuk është vetëm çështje e mbrojtjes, por edhe e lojtarëve të sulmit që duhet të bëjnë presion më të mirë”, tha Fermin Lopez.

Goli dhe deklaratat e pjekura të Fermín Lopez dëshmojnë për rritjen e tij të vazhdueshme dhe për vlerën që ai po i sjell Barcelonës si një lojtar i gjithanshëm dhe vendimtar.