Ballina Kronika Bie në prangat e policisë 64-vjeçari/ I akuzuar për korrupsion dhe trafik...

Bie në prangat e policisë 64-vjeçari/ I akuzuar për korrupsion dhe trafik droge, pritet ekstradimi në Itali

78
0

Adriano Patozi 64-vjeçari është arrestuar nga policia pasi rezulton i akuzuar nga autoritetet italiane, për korrupsion dhe përfshijë në veprimtari kriminale të trafikut të drogës.

Ky aksion është realizuar si rezultat koordinimit të veprimeve operacionale dhe shkëmbimit të informacionit me homologët italianë,.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Venecias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim/shitje narkotikësh dhe korrupsion.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Adriano Patozi, në Itali.