Ballina Kronika Transportonte 13 nxënës shkolle dhe ishte i dehur, Policia shoqëron shoferin e...

Transportonte 13 nxënës shkolle dhe ishte i dehur, Policia shoqëron shoferin e furgonit në Belsh

79
0

Drejtuesi i një furgoni që transportonte nxënës shkolle nga Belshi në fshatin Gjolenë është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, pasi ka rezultuar se ka qenë nën efektin e alkoolit kur është ndaluar.

Paraprakisht, bëhet me dije se është ndaluar shtetasi Sazan Gjolena, 53 vjeç, banues në fshatin Gjolenë, pasi drejtonte një mjet tip “Benz Sprinter” duke transportuar 13 nxënës nën ndikimin e alkoolit.

Ka qenë një telefonatë në sallën operative e cila ka vënë në lëvizje shërbimet e Policisë së Shtetit dhe menjëherë, një patrullë e Komisariatit të Belshit ka ngritur postbllok në aksin Belsh-Gjolenë.

Sazan Gjolena është ndaluar dhe pas testit të alkoolit, ka rezultuar se ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe menjëherë është bërë ndalimi i furgonit me 13 nxënës dhe drejtuesi është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit.

Pas kryerjes së testit të alkoolit me dy prova, rezultati ishte, prova e parë: 0.68 mg/l dhe prova e dytë: 0.67 mg/l. Në kushtet kur shoferi u shoqërua, shërbimet e Policisë kanë siguruar një mjet tjetër të transportit publik për të dërguar nxënësit në shtëpi.