Ballina Aktualitet Pluhuri e ndotja shton astmatikët/ Në Shqipëri vuajnë mbi 140 mijë persona,...

Pluhuri e ndotja shton astmatikët/ Në Shqipëri vuajnë mbi 140 mijë persona, numrat në qytete po rriten me shpejtësi

101
0

Pluhurat dhe ekspozimi në ambiente të ndotura, qofshin apo edhe aty ku konsumohet duhan, edhe kur nuk e pimë vetë, mund të na shkaktojnë astmë bronkiale.

5-10% e popullsisë vuajnë nga kjo sëmundje, afro 140 mijë persona, por në zona urbane shifrat po rriten frikshëm.

Juliana Gjoni, mjeke pneumologe thotë se “Është rritur incidenca, ndotja e ambientet, pluhurat. Përveç se gjenetike, ka disa faktorë rreziku që ndikojnë tek disa individë për të zhvilluar astmën bronkiale.”

Mjekja pneumologe shpjegon se edhe stresi mund të jetë një shkak që shkakton shpërthimin e astmës bronkiale. “Ta shpërthen stresi”, shton ajo.

Në Ditën Ndërkombëtare të Astmës, mjekët thonë se duhet diagnostikuar në kohë, në mënyrë që të parandalohen simptomat e rënda që shkakton astma bronkiale.

Çdo vit përllogaritet se humbin jetën rreth 1 milion veta në botë për shkak të astmës bronkiale.